Për nder të Ditës së Shkollës Profesionale “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka”, më 17.04.2013, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturo-sportive. U organizuan edhe turne në basketboll dhe volejboll, ku Gjimnazi “Skënderbeu” mori pjesë me tri ekipe. Nxënësit e Gjimnazit dëshmuan cilësi të lartë sportive, gjë që u nderuan edhe me mirënjohje.
Ekipi i volejbollisteve zuri vendin e parë, kapitene Arta Deda (XI-2), ndërsa volejbollistja më e mirë u zgjodh Sara Maliqi (XII-2).
Ndërkaq dy ekipet e basketbollistëve u kurorëzuan me vendin e parë dhe të katërt, ndërkohë që basketbollist i ndeshjes u zgjodh Vegim Çaka (XII-2).
Vlen të theksohet se kjo cilësi sportive e nxënësve tanë është edhe rezultat i punës së vyer të tre profesorëve të lëndës së Edukatës Fizike në Gjimnaz: Hazir Hysa, Kjani Dema dhe Arif Dullovi, të cilët nuk kursejnë mundin si me orët e rregullta, ashtu edhe me aktivitetet e lira kulturore-sportive.

Përgatiti:
Arlena Krivenjeva, Kl. XI-2
(Kryetare e Këshillit të Nxënësve)

Aktivitete