Krenari e madhe për shkollën tonë!

Sot, ekipi ynë i volejbollit u shpall kampion regjional, duke treguar përkushtim, talent dhe punë të palodhur! Me udhëheqjen e palodhshme të prof. Arif Dullovi dhe Shuajb Dalloshi, vajzat tona arritën një sukses të jashtëzakonshëm dhe siguruan kualifikimin për nivelin shtetëror. Ky është vetëm fillimi – rruga vazhdon drejt fitoreve edhe më të mëdha! Urime […]

Njoftime

Njoftim për aplikimin e testit të maturës 2025

Njoftohen nxënesit e Gjimnazit “Skenderbeu” Kaçanik se nga data 01.06.2025 ka filluar paraqitja e testit të maturës. Aplikimi bëhet nga platforma e-Kosova dhe dotë jetë i hapur deri më datën 10.06.2025. Për informata shtesë mund të drejtoheni në shkollë. Suksese !

Lajme Njoftime

E-DITARËT MËSIMORË DHE TRAJNIMET E BRENDSHME…

SHPREHJE E CILËSISË NË RRITJE DHE E HARMONISË KOLEKTIVE  Trajnimi i sotëm për përdorimin e E-DITARËVE MËSIMORË u fillua me ri-kujtimin e Betimit të Mësuesit, si motiv i pashuar dhe mision i shenjtë për diturinë. Në ballë të kërkesave të kohës, në përpjekje të shkollës sonë për digjitalizimin sa më cilësor të procesit edukativ-arsimor, si […]

Njoftim për fillimin e mësimit me prani fizike në shkollë

(Nga e hëna, 27.9.2021) Të nderuar nxënës dhe personel të Gjimnazit “Skënderbeu”, Ju rikonfirmojmë se nga e hëna – 27.9.2021, mësimin do ta fillojmë me prani fizike në shkollë. Gjatë gjithë kësaj kohe të kaluar pa praninë e nxënësve, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme përgatitore: organizuese, teknike e higjieniko-sanitare në mjedisin shkollor. […]