Sot, 27.08.2013, u publikuan rezultatet e regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2013/2014. Konkurrimi u zhvillua në tri drejtimet e Gjimnazit “Skënderbeu”. Në drejtimin Shkenca Shoqërore, nga 81 aplikantë, u pranuan 28; në Shkenca Natyrore, nga 24 aplikantë, u pranuan 16; ndërsa në drejtimin Matematikë-Informatikë u pranuan 11, drejtim në të cilin, krahasuar me standardin e kërkuar, ngelën edhe 12 vende të lira, për ata që do të plotësonin kriteret e konkursit.
(Kthimi i dokumenteve për nxënësit të cilët nuk janë pranuar bëhet nga data 28.8.2013.)
Anëtarë të Komisionit të Regjistrimit: duke përpunuar të dhënat për formimin e klasave të dhjeta, për vitin shkollor 2013/2014.