Për sa i përket hapësirave kryesore të shkollës, Gjimnazi “Skënderbeu” ka 16 klasa standarde mësimi, nga to 2 kabinete të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe bibliotekën, në shërbim të nxënësve dhe personelit; sallën e edukatës fizike, me 2 dhoma gardërobe në kuadër të saj; 2 zyra administrative – e drejtorit dhe administratorit, zyrën e arsimtarëve, zyrën e kordinatorëve – të cilësisë dhe të ndërrimit; arkivin, deponë, ngrohtoren – alternative – me lëndë drusore dhe derivate; hollin dhe korridoret e gjera të mjaftueshme për qarkullim dhe pushimet mes orëve; oborrin e mjaftueshëm – me Bustin e Skënderbeut kryevendi – me platformë të përshtatshme edhe për aktivitete kulturore dhe fushën e jashtme sportive etj.
Ndërkaq, për nevojat e kësaj vatre arsimore, për zhvillim më normal e më të suksesshëm, gjithashtu duhen hapësira kabinetesh edhe për lëndët e shkencave natyrore e shoqërore, sikundër edhe për artet, përkatësisht për aktivetetet kulturore.