Falënderim për zhvilluesit e uebfaqes

Uebfaqja e Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik është projekt i zhvilluar nga nxënësit tanë Rigon Ramajli, Zgjim Neziraj dhe Arton Jakupi. Projekti i ideuar nga këta nxënës u mbështet financiarisht nga një grant i Forumit për Iniciativa Qytetare, në kuadër të programit PREX. I vlerësuar si një projekt shumë i dobishëm për informimin publik, ai gjeti mbështetje teknike edhe nga Fondacioni BONEVET Kaçanik.


Ideja për zhvillimin e një modeli të ri të uebfaqes së Gjimnazit ishte e kahmotshme, ndërsa ajo u projektua gjatë trajnimeve të organizuara nga FIQ, të cilat ne kemi ndjekur. 

Rigon Ramajli

Aftësitë për zhvillim të projekteve që kemi përfituar në aktivitetet e organizuara nga FIQ, patëm mundësinë që t’i plotësojmë edhe me aftësi teknike në kuadër të trajnimeve që kemi ndjekur në BONEVET Kaçanik gjatë kësaj periudhe. 

Zgjim Neziraj

Krahas përfitimit të dijes dhe përvojës në fushën e programimit, ky projekt gjithashtu ka qenë një mundësi shumë e mirë për të dhënë kontributin tonë si nxënës për digjitalizimin e shkollës. E vlerësojmë shumë lartë jo vetëm për rezultatin e arritur, i cili ka qenë ashtu siq e kemi pasur synim, por gjithashtu edhe për rrugëtimim gjatë të cilit kemi krijuar shoqëri dhe kemi përfituar nga njëri tjetri.

Arton Jakupi

Gjimnazi “Skënderbeu” falënderon nxënësit e vet Rigon Ramajli, Zgjim Neziraj dhe Arton Jakupi për këtë projekt shumë të dobishëm digjitalizues të procesit edukativ-arsimor dhe njëkohësisht të realizuar në mënyrë cilësore profesionale. Gjithashtu, Gjimnazi “Skënderbeu” është mirënjohës ndaj zhvilluesve të uebfaqes së parë zyrtare në vitin 2012, atë kohë studentë të Universitetit të Prizrenit: Shkëlzen Vishi (ish nxënës i gjimnazit tonë), Emin Krasniqi, Elvaris Gjinali, Dardan Aliu e Shkumbin Vishi.