Të dashur nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu”, të nderuar prindër!
Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës, nesër – 21.9.2020, do të fillojmë mësimin edhe me klasat e XI-ta e të XII-ta.
Mësimi do të mbahet në 2 ndërrime, por në 4 grupe të ndara, përkatësisht dy nga dy grupe për ndërrim: A, B / A, B.
Ju lutemi të gjithëve, të zbatojmë rregullat e kërkuara shëndetësore kundër pandemisë (themelore: maska higjienike, distanca, pastërtia). Çka, natyrisht, kujdesi ynë e bën më pak kërcënues virusin famkeq Covid-19, ose edhe e pamundëson fare.
Që fitoren ta kemi të sigurt, t’i përkushtohemi me zell: shëndetit, edukatës, mësimit, punës…
Më tej, ne do të këshillohemi edhe në shkollë…
Mirë se vini!
Shih, bashkëngjitur: orarin ditor dhe listat përkatëse për ndërrime e grupe:


