NJOFTIM PËR RIKTHIMIN E MËSIMIT SIPAS “SKENARIT A”

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës dhe staf teknik të Gjimnazit “Skënderbeu”,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nga nesër (e hënë), 7.XII.2020, Gjimnazi “Skënderbeu” i ri-kthehet SKENARIT A TË MËSIMIT – me mësimin e vazhdueshëm në objektin shkollor.

Vendimi u mor unanimisht nga Task-Forca e Gjimnazit (në harmoni me TF Komunale), sipas Rekomandimit të 4.XII.2020 të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Arsye bazë për tu rikthyer me mësim në objektin shkollor, edhe sipas Drejtorisë së Gjimnazit, ishin:
1. I tërë personeli i Gjimnazit është testuar për Covid-19 dhe, përveç rasteve të njohura që veç janë shëruar, tani kemi vetëm një anëtar të prekur nga virusi, që edhe ashtu ndihet mirë dhe se me kohë ëshë tërhequr në izolim.
2. ISHPK, pas dërgimit të rezultateve testuese të fundit, më 4.12.2020, ka rekomanduar rikthimin e mësimit në Skenarin A.
3. Në bazë të një sondazhi tonë dy ditë më parë, me kujdestarët e klasave dhe Këshillin e Nxënësve (kreytarët e klasave), të gjithë nxënësit janë shëndoshë e mirë.
4. Dy javët e kaluara (me nxënësit në mungesë në objektin shkollor), janë ndërmarrë të gjitha veprimet higjieno-teknike në objektin shkollor, përfshirë edhe disa riparime dhe ngjyrosjen tërësore të brendshme, gjë që flet për kujdes maksimal parandalues kundër infeksionit me Covid-19.

Theksojmë: nga nesër (e hënë), 7.XII.2020, mësimi do të zhvillohet sipas ndërrimeve të rëndomta I-II, por ndarë 2 herë nga 2 grupe, përkatësisht AB, AB. (Shih orarin e bashkëngjitur!)