AKTIVITET PËR JAVËN NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT

Me ftesë të prof. Ariana Çaka, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit, vullnetarja e Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Simone Zehren, vizitoi klasën X-1 në Gjimnazin “Skënderbeu”, për një bashkëbisedim me nxënësit rreth arsimit dhe kulturës amerikane.
Njohuritë e shkëlqyeshme të nxënësve tanë në gjuhën angleze, mundësuan që ata të parashtrojnë pyetje e të përcjellin rrjedhën e bisedës me plot kureshtje dhe kujdes, duke shtruar shumë pyetje përmbajtësore. Në fund, vullnetarja nga Uashingtoni Simone Zehren, falënderoi nxënësit për interesimin, angazhimin dhe për mirëpritjen e këtij aktiviteti.