ENTUZIASTË PËR OLIMPIADADËN E IX-TË MATEMATIKE TË KOSOVËS (OMK) 2017

Konkurrimi në garat kualifikuese për Olimpiadën Matematike në nivel vendi, me synim kualifikimin për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, tashmë është shndërruar në traditë.
Pas kualifikimit në garën komunale për këtë olimpiadë, Komuna e Kaçanikut u përfaqësua me nga 2 nxënës nga klasat e IX-a, X-a, XI-a dhe të XII-a, përkatësisht nga SHMU “Emin Duraku” dhe Gjimnazi “Skënderbeu” të Kaçanikut.
Nxënësit e kualifikuar, ishin:
SHMU “Emin Duraku”:
Klasat e IX-a: Narta Neziri, Arton Jakupi;
Gjimnazi “Skënderbeu”:
Klasat e X-a: Rinesa Ahmetaj, Nora Koxha;
Klasa XI-a: Elvira Bunjaku, Ermir Vishi;
Klasa XII-a: Enis Shehu, Gent Koxha.
Këta nxënës sot ia mësynë të entuziazmuar garave kualifikuese për Olimpiadën Matematike të Kosovës, me synim kualifikimin për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikes (tani e LVIII-ta), e cila do të mbahet më 12-13 korrik 2017 në Brazil, ku Kosova do të konkurrojë për herë të shtatë në cilësinë e anëtarit të plotë.
Garat për Olimpiadën Matematike sot u mbajtën në Kolegjin “Mehmet Akif”, në fshatin Banullë – Komuna e Lipjanit.
Nxënësit, u ndanë me mirënjohje, në pritje të rezultateve përfundimtare.
Ndërkaq, Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” shpreh mirënjohje gjithashtu për vullnetin dhe angazhimin serioz të nxënësve, ashtu siç i falënderon dhe iu shpreh mirënjohje edhe anëtarëve të Aktivit të Matematikës, të cilët punën e tyre e kryen me përkushtim dhe korrektësi të plotë.