Fjala e Drejtorit Mr. Ibush Vishi

Të dashur nxënës, të nderuar profesorë, prindër dhe ju miq, mirë se vini në uebfaqen e ripërtëritur të Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut!
Gjimnazi ynë, si çdo institucion edukativ-arsimor, ka për qëllim t’i ofrojë komunitetit shërbim të çmueshëm, me përpjekjen e pareshtur për ngritjen e cilësisë dhe të kushteve shkollore. Edukimi i nxënësve, rritja e intelektit dhe diturisë së tyre për nivelin universitar është synimi kryesor i shkollës sonë. Ndërkohë që personeli arsimor është i përgatitur që t’u ofrojë njohuritë e duhura shkencore nxënësve, në të mirë të shprehive pozitive dhe mësimnxënies bashkëkohore. Sikundër edhe projektet e ndryshme kulturore-sportive e artistike nëpër kohë dhe si synim për zhvillimin e mëtejshëm. Gjimnazi “Skënderbeu”, në bashkëpunim me institucionet tjera arsimore dhe partnerët e vet, është përpjekur e po përpiqet vazhdimisht për krijimin e kushteve sa më të mira të punës edukative-arsimore, për zhvillimin e infrastrukturës bashkëkohore, sidomos për përparimin e qasjes në fushën e teknologjisë. Në të vërtetë, prej fillimvitit shkollor 2011/’12 kemi nisur punën edhe me laboratorin e mësimit elektronik, projekt ky i mbështetur me shumë pajisje edhe nga Komisioni Evropian. Pajisje të cilat nga buxheti shtetëror dhe donatorët ndërkohë janë shtuar edhe më. Po në këtë frymë, janë zhvilluar edhe trajnime të shumta, organizuar nga nivelet institucionale, por edhe nga organizata të ndryshme e po ashtu edhe nga vetë kuadri profesional i Gjimnazit. Së fundi, këtë vit, për fatin tonë e të njerëzisë, diktuar edhe nga gjendja pandemike Covid-19, që kushtëzoi edhe mësimin në distancë, si imperativ për ruajtjen shëndetit.
Një ndër shembujt e përparimit tonë ishte edhe kjo uebfaqe, projekt i cili bashkësisë sonë i pati ardhur edhe si një dhuratë pune dhe arritjeje në përkim me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!
Uebfaqe, tani e ripërtëritur po nga nxënësit dhe ish-nxënësit tanë. Mirënjohje e suksese edhe më të mëdha këtyre, nga radhët e të cilëve, jo pak kemi edhe përfitues të trefishtë të bursave ndërkombëtare!
Na qoftë punë e mbarë!
21.IX.2020