FALËNDERIM I VEÇANTË PËR DONATORËT E FIDANEVE DEKORUESE
Me zemërplotë mirënjohje, duam të shprehim falënderimet tona më të sinqerta për donatorët bujarë që kontribuan me fidane dekoruese për shkollën tonë; menagjeren e bankës KEP Trust, Arjeta Jusufi, Florinilirianhill dhe aktivistët e palodhur të OMM “Gjethi”; Remzi Reka, Valon Raka, Sami Stagova, Remzi Çaka dhe shumë të tjerët që na ndihmuan për realizimin e mbjelljës së fidaneve.. Ky gjest i mrekullueshëm jo vetëm që e zbukuron ambientin tonë shkollor, por edhe na frymëzon për të ruajtur dhe vlerësuar natyrën.Kontributi juaj është një dhuratë e çmuar për brezat e ardhshëm dhe një shembull i shkëlqyer i dashurisë për komunitetin dhe edukimin. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe përkushtimin për një mjedis më të bukur dhe më të gjelbër!Me respekt dhe mirënjohje!Stafi i Gjimnazit”Skënderbeu” Kaçanik, 21 mars 2025