Njoftojmë nxënësit – aplikues për regjistrim në klasën e dhjetë në Gjimnazin “Skënderbeu” se afati i parë i regjistrimit ka mbaruar, ndërsa për afatin e dytë do të njoftohen me kohë. Rezultatet e regjistrimit në klasën e dhjetë – afati i parë (korrik 2012). Statistika e regjistrimit të nxënësve në afatin e parë. Në këtë […]
Edhe sot ka vazhduar shpërndarja e diplomave për nxënësit të cilët kanë mbaruar me sukses klasën e XII-të dhe Testin e Maturës Shtetërore. Nxënësit shprehen të kënaqur me efikasitetin dhe korrektësinë e shërbimit. Diplomat shpërndahen çdo ditë pune, në orar të plotë, në zyrën e administratorit.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur sot konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë. Konkursi do të jetë i hapur në datat 12, 13 dhe 16 korrik 2012 prej orës 08:00 deri 16:00. Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe online në uebfaqen zyrtare www.gjimnazi.vishi.website. Në Gjimnazin “Skënderbeu” do […]
Sot, më 5 korrik 2012, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit. Provimit iu nënshtruan 323 nxënës maturantë, përfishirë këtu edhe 58 ish-nxënës të viteve të kaluara. Përqindja mesatare e kalueshmërisë ndaj numrit të përgjithshëm është 67%; ndërsa sipas drejtimeve: Drejtimi Shkenca Natyrore-91%, Drejtimi Matematikë-Informatikë-65%, Drejtimi Shkenca […]
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Kaçanikut ka njoftuar sot Drejtorinë e Gjimnazit “Skënderbeu” se publikimi i rezultateve të Testit të Maturës, sipas njoftimit të MASHT, i paraparë për nesër (30 qershor), shtyhet për të enjten, më 5 korrik 2012. Rezultatet do të publikohen edhe në uebfaqen e Gjimnazit “Skënderbeu”.
Njoftohen nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu” se me datën 23 qershor 2012 mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore. Testimi do të zhvillohet në objektet e Gjimnazit “Skënderbeu”. Rezultatet do të publikohen me 30 qershor 2012 edhe në uebfaqe. Për më shumë informacione vizitoni uebfaqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Suksese të […]