Sot, më 27.08.2012 filloi afati i dytë (i gushtit) i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.
Në drejtimin Shkenca Natyrore, për 7 vende, aplikuan 23 kandidatë;
Në drejtimin Matematikë dhe Informatikë, për 33 vende, aplikuan 10 kandidatë;
Në drejtimin Shkenca Shoqërore, për 46 vende, aplikuan 77 kandidatë.
Aplikimi do të vazhdojë edhe më 28 e 29 gusht.
U rikujtojmë aplikantëve të afatit të parë se për të konkurruar sërish në Gjimnazin “Skënderbeu” duhet të riaktualizojnë kërkesën e tyre përmes fletëaplikacionit.