“Pak (nga pak) kapakë, për një karrocë!”

“Të gjithë kemi nevojë-të gjithë mund të bëjmë më shumë…”

Me moto të ngjashme e me një ndjenjë shumë fisnike, edhe në Gjimnazin “Skënderbeu” të Kaçanikut, po përkrahet nisma për grumbullimin e kapakëve plastikë në të mirë të njerëzve në nevojë, por edhe në të mirë të përgjithshme humane, materiale e mjedisore. Kapakë, të cilët do të riciklohen, duke u kompenzuar me karroca për njerëzit me nevoja të veçanta.

Për fillimin e këtij aksioni këtu u kujdes veçanërisht klasa e XI-3, kujdestar prof. Hizer Leka, klasë e cila edhe disajnoi dhe punoi edhe arkën për deponimin e këtyre kapakëve plastikë.

Në të vërtetë, klasa XI-3 shquhet edhe për ide dhe aksione të tjera shumë të vyera, që kanë gjetur e do të gjejnë materializim e mbështetje edhe më të gjerë.

Ndërkaq, ky projekt, i përkrahur edhe nga ne, i njohur me emrin “Kapakët blu”, vazhdon të shtrihet me shpejtësi në shumë vende të botës.

 

P1010486