Më 19.7.2013, në Drejtorinë e Gjimnazit, u mbajt takim pune me punëtorët teknikë të kësaj shkolle. Në frymën e harmonizimit dhe shfrytëzimit racional të pushimeve vjetore, para së gjithash u debatua edhe për nevojën e arsyeshme të rregullimit dhe pastrimit të ambientit shkollor. Ishte vlerësim i vetë këtyre punëtorëve se ambienti i jashtëm shkollor është i ngarkuar edhe nga vetë kushtet e stinës, ndaj duhet ndërmarrë një aksion i përbashkët. Pra, pikërisht në ditën kur do të merrte pushimin grupi i dytë i këtyre punëtorëve. Drejtoria u shpreh e kënaqur me gatishmërinë e punëtorëve të vetë, ndërsa konsiderohet se për 3-4 ditë do të përfundojë ky aksion në ambientin e jashtëm shkollor.