Nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu” pjesëmarrës në debat

P1010145

Sot, më 21 janar 2013, në Ferizaj, për ta njohur e zbërther më nga afër konceptin “Arsim”, u ftuan edhe përfaqësues të Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut, që të marrin pjesë në debatin e dytë përkitazi me Cilësinë e Arsimit në Kosovë, debat ky i organizuar nga Këshilli Rinor Kosovar (KNYCK) dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), në partneritet me UNICEF-in.

Nga shkolla jonë morën pjesë: Donika Çaka, kl. X-1; Lirika Loku, kl. X-1; Hata Bela, kl. X-4; Ardi Bunjaku, kl. XI-3; Nusret Mulaku XII-2.

Në debat u shtjelluan çështje të shumta për arsimin, si:

  • gjendja momentale e arsimit nëpër shkolla;
  • metodologjia e mësimdhënësve gjatë procesit mësimor;
  • raporti i nxënësve me mësimdhënësit dhe me këshillin drejtues të shkollës përkatëse;
  • mjetet që posedojnë shkollat për secilën lëndë;
  • mënyra e vlerësimit, mësimnxënia etj.

Me gjithë modestinë, vlen të theksohet se angazhimi i nxënësve të shkollës sonë në debat, si edhe më parë, ishte mjaft cilësor, ku temat kyçe në trajtim u shoqëruan me përmbajtje kryesisht pozitive, si p.sh.: mënyra e zhvillimit të orëve mësimore, procesi i vlerësimit nga ana e profesorëve, aktivitetet në orët e mësimit zgjedhor, komunikimi i ndërsjellë i nxënësve me Bordin Drejtues etj.