Hazir Mustafa

Hazir Mustafa (Tafa)-foto e maturës

z. Hazir Mustafa (12.9.1952), nga fshati Tërpezë i komunës së Vitisë, dhuroi 600€, donacion për botimin e dy numrave të revistës “Gjimnazisti” të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik.
Hazir Mustafa, nxënës i gjeneratës së parë i Gjimnazit tonë, ish-student i Fakultetit Filozofik në Prishtinë, prej kohësh është mërgimtar në Zvicër. Veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare, në rrafshin politik e material.
Për z. Mustafa, mjaftoi vetëm njoftimi i vendasit tonë Osman Caka se Gjimnazi ynë botoka revistën e vet “Gjimnazisti”, që sakaq të ofrojë vlerën e përmendur financiare, duke shfaqur gatishmërinë dhe admirimin e tij edhe për punën që po bëhet në përgatitjen e monografisë së Gjimnazit “Skënderbeu”.
Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” e falënderon përzemërsisht atdhetarin e devotshëm Hazir Mustafa!