E-DITARËT MËSIMORË DHE TRAJNIMET E BRENDSHME…

SHPREHJE E CILËSISË NË RRITJE DHE E HARMONISË KOLEKTIVE 

Trajnimi i sotëm për përdorimin e E-DITARËVE MËSIMORË u fillua me ri-kujtimin e Betimit të Mësuesit, si motiv i pashuar dhe mision i shenjtë për diturinë.

Në ballë të kërkesave të kohës, në përpjekje të shkollës sonë për digjitalizimin sa më cilësor të procesit edukativ-arsimor, si përvojë dhe mundësi paralele përballë sfidave,ditë më parë debatuam brenda shkollës edhe për pilot-projektin e ditarëve digjitalë, si dokumente online, ku u kërkua bashkëpunim e mbështetje nga i tërë personeli.
Por që ndërkohë u pa se vështirësitë e pandehura mund të tejkalohen më me lehtësi të konsiderueshme.
Në një shkallë më të përparuar programore, ky projekt i Ditarëve Digjitalë u demonstrua edhe në një takim të Këshillit të Arsimtarëve, ku u fol edhe për rëndësinë e përgjithshme dhe hollësitë për ruajtjen online të të dhënave, përpunimin automatik të tyre, shfrytëzimin dhe qasjet e destinuara etj.
Ndërkaq, në përpjekje për praktikimin e e-ditarëve mësimorë, po sot në Gjimnazin “Skënderbeu” u zhvillua edhe një trajnim i radhës, ku në cilësinë e trajnerëve performuan shkëlqyeshëm prof. Berat Berisha, mësimdhënës i matematikës dhe Koordinator i Cilësisë i shkollës sonë dhe prof. Nusret Luma, mësimdhënës i TIK-ut.

E meqë, në kompensim të mësimit të shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19, këtu u punua edhe sot, trajnimi u zhvillua ndërmjet ndërresave të punës.

Agjenda e trajnimit u realizua sipas skenarit pasqyruar në imazhet në vazhdim: