
Sot, 1 tetor 2018, në Gjimnazin “Skënderbeu”, ishim të gëzuar për fillimin e vitit mësimor në kushte shumë më të mira, pas realizimit të disa projekteve renovuese.
Emocion më të veçantë e “shtyrje” se kush më i pari manifestuan veçanërisht nxënësit e klasave të X-ta, të cilët i përgëzojmë që kanë zgjedhur Gjimnazin “Skënderbeu” të Kaçanikut!
Të gjithë nxënësit u njoftuan edhe me Rregulloren e re, sikundër edhe personeli më parë, krahas njoftimit dhe zotimit edhe për zëvendësimin e ditëve të shtyra, sipas dinamikës së bashkërenduar me DKA-në.
Shëndet dhe mbarësi për të gjithë!…