Fillim i mbarë i vitit të ri shkollor 2013-’14. Të përgatitur më mirë se shumë herë më parë. Me plot projekte të realizuara, po edhe me të tjera në proces, që veç sa do të ndihmojnë ecurinë e procesit edukativ-arsimor, disponimin tonë për punë-për mësimdhënie e mësimnxënie dhe për frytet në fushën e dijes që do të vjelim pastaj. Të përgatitur si në planin teknik: me riparimin e krejtësishëm të rrjetit elektrik; pastrimin, riparimin dhe riprogramimin e të gjitha paisjeve kompjuterike të dy kabineteve e të zyrave; me mirëmbajtjen e sistemit SMIA dhe uebfaqes së gjimnazit; riparimin dhe ngjyrosjen e tërë pjesës së brendshme të objektit shkollor; rregullimin e dritareve e të xhamave të dëmtuar, që nuk ishin pak; instalimin e sistemit të kamerave, që është afër përfundimit; pastrimin me kohë të mjedisit të jashtëm, e projekte të tjera në vazhdim. Por, edhe në planin organizativ, që me ditën e parë: kompletimi i kuadrit profesional; orari mësimor i përfunduar për zbatim dhe pa vërejtje, kujdestaria e klasave dhe kujdestaria ditore, bashkë me organizimin dhe gatishmërinë e stafit teknik; regjistrimi i nxënësve dhe konsolidimi i klasave të dhjeta edhe në mënyrë digjitale; ditarët e klasave, fletoret e punës, planprogramet vjetore e mujore (për muajin shtator) të dorëzuara edhe në formë digjitale; e-mail adresat zyrtare, e të tjera me radhë, që flasin për një gjendje sakt të konsoliduar. Thjesht, në rrjedhën e kërkuar normale të procesit dhe të përqendruar për realizimin e objektivave edukative-arsimore. Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” përfiton nga rasti t’i përgëzojë dhe t’i urojë përzemërsisht të gjithë nxënësit, prindërit e tyre, personelin arsimor, personelin teknik dhe të gjithë ata të cilët, qoftë nga përgjegjësia zyrtare, në këtë rast edhe organet komunale, qoftë nga fryma e tyre vullnetare-mësimdhënës e staf teknik, kanë bërë të mundur përgatitjen solide për një punë të mbarë për vitin e ri shkollor! Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” pret gjithashtu se nga të gjithë pjesëmarrësit e bashkësisë sonë në proces do të ketë mirëkuptim e mbështetje gjatë gjithë kohës në misionin tonë fisnik për edukimin e brezave…

P1010810

Ora – filloi!