Web shërbim për informacionet e sistemit shkollor
Foto nga kk.rks-gov.net/kacanik
Për funksionimin dhe zhvillimin e Sistemit SMS Flexy-S, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës dhe Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu”, përkatësisht z. Azem Guri dhe z. Ibush Vishi, më 27.II.2013, në objektin e Gjimnazit, organizuan edhe një takim të përbashkët me kujdestarët e klasave të përfshira në këtë projekt, shërbim i cili funksionon nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve telefonike mësimdhënës-prind.
Duke përmendur rëndësinë, funksionimin aktual dhe vështirësitë e zbatimit të këtij projekti, takimi u zhvillua në mënyrë konstruktive, me përpjekje përplotësuese që këtë sistem komunikimi bashkëkohor, shumë lehtësues dhe të shpejtë, në marrëdhënien edukative-arsimore: nxënës, mësues, prind, ta çojmë edhe më tej. Gjë që, një nga përpjekjet është edhe kjo paraqitje përmes uebfaqes së gjimnazit.
Prindër të nderur, funksionimi i sistemit-shërbimit SMS Flexy-S edhe në Gjimnazin “Skënderbeu”, sepse nuk jemi të vetëm as në komunën tonë e as në Kosovë, pa përmendur vendet e tjera, është një mënyrë shumë e dobishme, e thjeshtë dhe fare simbolikisht e kushtueshme.
Përmes SMS Flexy-S, Ju do të njoftoheni rregullisht me mesazhe telefonike (SMS) për suksesin dhe sjelljen e fëmijës-nxënësit, pa pasur nevojë të domosdoshme të vini personalisht në shkollë.
Për këtë qëllim, në telefonin tuaj mobil do të vijë një SMS, të cilit duhet ti përgjigjeni me PO, që ju kushton vetëm 0.93 EUR (93 centë), ndërsa nga shkolla do t’ju përcjellim 10 SMS për gjendjen e fëmijës-nxënësit, e që në kushte normale do t’ju maftojë për një vit shkollor.
Për sqarime shtesë, mund të na kontaktoni si në rubrikën Kontakti të uebfaqes sonë, po aq më parë edhe kujdestarët e klasave.
Ndërkaq, që të jeni edhe më gjerësisht të informuar, ne po Ju përcjellim edhe materiale të tjera plotësuese qe ne na janë dërguar më parë, por mëse dy herë, si kopje fizike, edhe juve prindërve.
Prindërit që kanë pranuar këtë formë komunikimi tashmë janë më të informuar për fëmijën…
Materialet me sqarime plotësuese:
-SMS Flexy-S (Letër për drejtorin e shkollës)
-SMS Flexy-S (Letër për mësuesit)
-SMS Flexy-S (lëter për prindërit)