Garat komunale tradicionale në volejboll

Nën organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, me mbështetjen e projektit edhe nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), u organizuan garat komunale tradicionale në volejboll, femra dhe meshkuj, në mes të Gjimnazit “Skënderbeu” dhe SHMP “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”. Fitues me të dy ekipet dolën nxënësit e Gjimnazit. Pas fitores së këtyre garave, Gjimnazi “Skënderbeu” do ta përfaqësojë Kaçanikun në garat regjionale. Në të vërtetë, nxënësit e shkollës sonë janë të njohur për fitoret e tyre të shpeshta, jo vetëm në këtë fushë. (6 mars 2020)