Me ftesë të  Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Vitisë, për nder të rënies heroike të dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, në Manifestimin Tradicional Kulturor dhe Sportiv  “Flakadani i Kradakut” 2013-Garat Rajonale të Recituesve, më 22 mars ’13, mori pjesë edhe Gjimnazi “Skënderbeu” i Kaçanikut. Në garë morën pjesë recitues-nxënës të shkollave të mesme nga Vitia, Gjilani, Presheva, Dardana, Kumanova, Ferizaj dhe Kaçaniku.
Garën e filloi Shkolla Profesionale e Preshevës.
Nga Gjimnazi “Skënderbeu” i Kaçanikut garuan nxënësit: Besart Shehu, klasa e XII-4, me poezinë  “Poem kosovar” të poetit Mitrush Kuteli; Elmedinë Topalli, klasa e XI-7, me poezinë “Gjuhës shqipe” të poetit Pilo Zyba; Rejhane Neziraj, klasa X-1, me poezinë “Bukuria” të poetit të mirënjohur Dritëro Agolli; Malsore Prushi, klasa e XI-2, me “Monolog”-vargje të poetit Gjergj Fishta.
Juria profesionale, nga profesorë të shkollave pjesëmarrëse, për recitues të dalluar, sipas pikëve, bëri këtë përzgjedhje: Vendi i parë-Arbenita Bajrami, Shkolla e Mesme  Teknike “Presheva”-Preshevë; Vendi i dytë-Malësore Prushi, Gjimnazi  “Skënderbeu”-Kaçanik, Pëllumb Ramadani, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit –Ferizaj dhe Xheneta Kastrati, Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini” –Gjilan; Vendi i tretë-Elbasan Sahiti, Shkolla e Mesme  Teknike “Presheva”-Preshevë dhe Fetije Osmani, Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”–Viti.
Ndërkaq, prof. Shqipe Siarina, në emër të Jurisë profesionale, garën mes këtyre nxënësve e cilësoi të fortë.
Për nxënësit e dalluar, organizatori ndau edhe mirënjohje.

Përgatiti:
Mirlinda Spahiu, kl. XI-3

P1010336