Në atmosferë festive për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Gjimnazin “Skënderbeu” u shfaq edhe një program kulturo-artistik me poezi, monolog e këngë.
Ndërkohë që ditë më parë, për nder të Festës së Pavarësisë, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës organizoi edhe gara të diturisë në histori, ku nxënësit e Gjimnazit fituan Vendin e Parë. Në shenjë mirënjohjeje për suksesin garues, nxënësve: Elvira Muhaxheri e Bleona Gashi, kl. X-1 dhe Sara Bela, kl. X-3, Drejtoria e shkollës iu dhuroi nga një libër me poezi të autorit Bedri Hysa: “Në mes fjala e bekuar”.
Gëzuar dhe suksese…