Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” uron: Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar! Urime festat e shenjta të Nëntorit të madh!
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, në Gjimnazin “Skënderbeu” u organizua edhe një turne sportiv në volejboll dhe basketboll.
Volejboll: u angazhuan klasat e X-a, të XI-a dhe XII-a, në të dy gjinitë. Aktiviteti u zhvillua për dy javë para Festës. Ndeshjet u zhvilluan brenda orëve të Edukatës Fizike dhe, për të kursyer orët mësimore, edhe ndërmjet ndërresave. Finalja u luajt më 27.11.2013.
Fitore shënuan:
– klasat e XI-a (djemtë),
– klasat e XII-a (vajzat)
Me motiv Festën e Flamurit, për fituesit e turneut në volejboll, u ndanë edhe kupa.
Basketboll: ishte një ndeshje mes dy ekipeve të profesorëve, e cila u zhvillua në frymë entuziazmi dhe gëzimi festiv, duke krijuar një atmosferë mëse të veçantë.
Pas konstatimit për angazhimin e theksuar në lojë dhe sekuencave mjaftë atraktive, profesori Fevzi Bunjaku dhe punëtori Emin Axhami u cilësuan – lojtarë të ndeshjes.
Ndërkaq duhet theksuar se më meritorë për organizimin e këtij aktiviteti festiv ishin profesorët e lëndës së Edukatës Fizike: Hazir Hysa, Kjani Dema dhe Arif Dullovi.