Të dashur nxënës, profesorë, prindër dhe ju miq, lexues të uebfaqes së Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut,
Festa e Pavarësisë së Kosovës na frymëzon dhe na përkujton për detyrimet që kemi për të djeshmen, për të sotmen e veçanërisht për të nesërmen e lumtur që na pret.
Të përkulur pranë dëshmorëve, martirëve, mësuesve të popullit dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe derdhur djersë për lirinë dhe pavarësinë tonë, me shpresë e besë se gjeneratat e reja do të krijojnë e do të provojnë mrekullinë më të madhe një ditë, Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” Ju uron nga zemra: GËZUAR 5-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS, me shëndet dhe suksese edhe më të mëdha!