Ka ditë që kanë filluar punimet për ngrohtoren e re në Gjimnaz. Ç’është e vërteta, jo pse këtu nuk kishte

ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, sepse në këtë sistem janë bërë edhe investime të tjera më parë,

si vitin e kaluar radiatorët, dhe furnizimi me lëndë djegëse (naftë) ka qenë i rregullt, madje, nw

bashkërendim me organet komunale, edhe duke sfiduar limitet buxhetore të shkollës, porse kushtimi

ishte shumë më i lartë se sa që pandehet të jetë me sistemin dhe pajisjet e reja.

Me investimin që po bëhet (mbi 30 000,00€), po ngritet objekti-depo e veçantë përbri, me sipërfaqe 100

m2, krahas furnizimit dhe montimit të 2 kaldajave të përshtatshme për dru e thëngjill (porositur që më

parë përkatësisht 50 m3 dhe 100 tonë.)

Gjatë zhvillimit të punimeve, ishin në vizitë edhe kryetari i komunës z. Besim Ilazi, nënkryetari z. Remzi Elezi dhe zyrtarë të tjerë.

Duhet përmendur se organet e shkollës kahmot kanë kërkuar modifikimin e sistemit të ngrohjes në

këtë objekt shkollor, por mirëkuptimi dhe mundësia u gjetën tani.

Kushtet e punës dhe të mësimit në këtë institucion po përmirësohen edhe më tej…

P1010865 P1010870 P1010936 P1010954 P1010955