
Gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik, ka konstituuar Këshillin e ri Drejtues të Shkollës, me përbërjen e re, të dalë nga procesi zgjedhor i tre komponentëve që përfaqësojnë KDSH-në. Kryetar i Këshillit, në një proces të rregullt dhe me kundërkandidat, është zgjedhur z. Kjani Sallahu, i cili, kohë më parë, ishte zgjedhur edhe kryesues i Këshillit të Prindërve të Gjimnazit “Skënderbeu”. Kuvendi konstituiv i KDSH-së është zhvilluar konform Ligjit Nr.04/l-032 për Arsimin Parauniversitar, neni 17, dhe Udhëzimit Administrativ të MASHT 03-2016 të 26.01.2016, më 26 nëntor 2018. KDSH përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve: tre përfaqësues të prindërve, dy pëfaqësues nga shoqëria (palë me interes, të emëruar nga Komuna), tre përfaqësues të mësimdhënësve dhe një pëfaqësues i nxënësve, përkatësisht: 1. Kjani Sallahu, 2. Islam Berisha, 3. Barie Kuqi; 4. Sali Selmani, 5. Remzi Reka; 6. Berat Berisha, 7. Shefki Guri, 8. Drandofile Reka; 9. Riad Spahiu.
Sot, me shkas edhe 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, me besim e shpresë, Këshillit i urojmë punë të mbarë!