Në Gjimnazin “Skënderbeu” u instalua edhe sistemi i kamerave. Tashmë e tërë hapësira shkollore, brenda e jashtë objektitit, do të jetë nën vëzhgim të vijueshëm, 24-orësh. Sistemi i instaluar ka hapësirë të madhe memoruese, qartësi të mjaftueshme ditën e natën, ndërsa mundëson kurdo edhe rishikimin e të dhënave-xhirimeve. Përparësi e këtij sistemi është mbikëqyrja e lëvizjeve-veprimeve edhe në distancë. Projekti, të cilin e financoi Drejtoria e Arsimit, ka kushtuar rreth 3500€.
Jemi të bindur se kjo mundësi e re teknologjike do t’i shërbejë edhe më shumë mbarësisë së procesit edukativ-arsimor.