Gjimnazi “Skënderbeu” kishte dhe vazhdon të ketë nevojë të theksuar për inventar të ri shkollor dhe mjete mësimore.
Për këtë arsye, dhe nga mundësia e ofruar, kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi dhe koordinatori i projektit zviceran LOGOS, z. Norbert Pijls, ditë më parë patën nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin e Gjimnazit “Skënderbeu” me inventar shkollor.
Ndërkohë, projekti tashmë u realizua, në vlerë 10.000 €, kurse pjesëmarrja investuese e LOGOS-it dhe Komunës ishte përkatësisht 70% me 30 % të mjeteve.
Në të vërtetë, në saje të këtij bashkëpunimi është investuar edhe në institucione të tjera, si në Shkollën Fillore “Emin Duraku” etj., dhjetëra mijë euro.
Mirëpo, për më tepër, gjithashtu jemi siguruar se me këto investime do të vazhdohet ende, pra edhe në Gjimnazin “Skënderbeu”, gjë që na bën të jemi edhe më mirënjohës për përkrahjen institucionale dhe miqësore.
Ndërkaq, na ngel detyrimi për ngritjen e suksesit dhe ruajtjen e pasurisë shkollore…