Nxënësit dhurojnë gjak


Dhurimi i gjakut P1010149 

Ditë më parë, në Gjimnazin “Skënderbeu” (si edhe në Shkollën e Mesme Profesionale) në Kaçanik, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë zhvilloi një aksion për grumbullimin e gjakut, si ndihmesë për të sëmurët. Me moton “në shërbim të jetës”, 30 nxënës të shkollës sonë dhuruan doza gjaku. Pati edhe shumë vullnetarë të tjerë, por që mosha e tyre nuk përkonte me mundësinë e dhurimit. Madje, dhurimi i gjakut këtu moti është bërë një traditë fisnike njerëzore.
Drejtoria e Gjimnazit i gëzohet shëndetit të nxënësve dhe falënderon bartësit e aksionit, aq më tepër nxënësit vullnetarë, të cilët vihen  në dispozicion për jetën e njërzve.
Nxënësve-dhurues të gjakut, sot, më 21 janar 2013, iu shpërndanë edhe kartelat e anëtarësisë.