Muhamet_Shala

28 tetor 2014, nderime lamtumirëse profesorit Muhamet Shala, 61 vjeç, bir Ujmiri të Klinës!

Në Kaçanik bëri pjesën më të madhe të shekullit të tij të punës, por edhe të jetës. Profesor Muhmeti ishte edhe dhëndër i Kaçanikut, edhe si qytetar i tij. Dashuri jetësore, përkushtim profesional, shumë punë dhe shkathtësi estetike në Artin Figurativ, por, për të mirën, për të bukurën, për të dobishmen…, për disiplinën pozitive, sikur e kishte nevojë edhe ca ashpërsi kërkuese.

Edhe dy shkollat e mirënjohura, ajo fillore “Emin Duraku” dhe gjimnazi “Skënderbeu” në Kaçanik, ku profesori Shala punoi për dekada, ngelën pa një punëtor arsimor tejet ngulmues.

Profesor Shala, ishte argumentues për të gjitha veprimet, angazhimet dhe për sukseset e veta e të nxënësve të tij. Edhe porosia konstruktive dhe kërkesa e sinqertë që i bëhej – ishte punë e mbaruar. Vital edhe për punë dhe aktivitete të shpejta, por edhe për ato të ngeshme – kulturore e artistike, gjithsesi edhe në frymë atdhetare e njerëzore… Kujtojmë ekspozitat e begata!

Do ta stolisin edhe 28 Nëntorin 2014, punimet e bukura të nxënësve të tij, të këtij kërkuesi të kualiteteve deri në ashpërsi!

Sëmundja e mundi vetëm në fund, ndërsa sfiduesi i saj në punë ishte Ai!

Ndjesë pastë nga të gjithë ne që kemi gëzuar e do të gëzojmë edhe frytet e punës së Tij!

Lamtumirë, profesor Muhamet Shala…