Bazuar në Ligjin nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Neni 22, Pika 6, në Rregulloren 01Nr.04-16-13918/2011 për të Drejtat, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve të Shkollave të Mesme të Larta të Komunës së Kaçanikut, Neni 6, Pika 6 dhe Neni 7, Pika 15, si dhe në Vendimin e Këshillit të Shkollës të Mbledhjes së 13.6.2013 për uniformat e nxënësve (dhe personelit), njoftojmë të interesuarit, personat juridikë përkatës, se Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik bën kërkesë ofertimi për uniformë shkollore.
• Numri i përgjithshëm i nxënësve: rreth 300;
• Përbërja e uniformës: 1 xhaketë;
• Materiali i xhaketës: stof cilësor;
• Ngjyra e xhaketës: e kaltër e mbyllët (teget), si ajo ekzistuese, shënuar me Stemën e Gjimnazit “Skënderbeu” (ngjyrë plastike e qëndrueshme);
• Forma e xhaketës: e ngjashme me atë ekzistuese (modeli i ndryshëm: mashkullor-femëror), e hapur dhe mbërthyeshme me kopsa dhe me mëngë të gjata;
• Koha e ofertimit (duke ofruar edhe mostrat ): 16.IX.2013-19.IX.2013, ora 13,00, në lokalet e shkollësë, ku edhe bëhet hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre nga komisioni përkatës;
• Sigurimi i ofertës dhe i ekzekutimit të saj nuk aplikohet;
• Vlefshmëria e ofertës 15 ditë nga hapja e saj;
• Afati i liferimit 15 ditë pas nënshkrimit të kontratës;
• Çmimi i ofertës ofrohet për njësi dhe unik për femra e meshkuj;
• Ofertës i bashkangjiten: liçenca e punës, çertifikata e biznesit, çertifikata e TVSH-së, vërtetimi i kryerjes së obligimeve tatimore, vërtetimi i kryerjes së obligimeve komunale.
• Për përmbushjen e obligimit lëshohet edhe faturë.
(Kërkesa u publikua në tabelën e shpalljeve në shkollë dhe në uebfaqen e gjimnazit: www.gjimnazi.vishi.website !)