Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur sot konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë.
Konkursi do të jetë i hapur në datat 12, 13 dhe 16 korrik 2012 prej orës 08:00 deri 16:00. Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe online në uebfaqen zyrtare www.gjimnazi.vishi.website.
Në Gjimnazin “Skënderbeu” do të pranohen gjithsej 288 nxënës në 3 drejtime:
- Gjimnazi i shkencave natyrore, 3 paralele (96 nxënës);
- Gjimnazi i shkencave shoqërore, 4 paralele (128 nxënës);
- Gjimnazi matematikë dhe informatikë, 2 paralele (64 nxënës).
Të tri drejtimet janë trevjeçare.
Këtu mund të shkarkoni konkursin e plotë.
Numri i aplikuesve në ditën e parë në Gjimnazin “Skënderbeu” ka arritur 251 nxënës në tri drejtime të ndryshme.
Edhe sot, më 13 korrik 2012, vazhdoi aplikimi për regjistrim në klasat e dhjeta të Gjimnazit. Tani, shtuar 79 aplikues të sotëm, shifra e përgjithshme e të të paraqiturve arriti në 330.