Edhe sot, 9 korrik 2013, vazhdoi regjistrimi në klasat e dhjeta të gjimnazit. Për dallim nga dita e djeshme, sot ishte një paraqitje shumë më e theksuar, që arriti shifrën 217. Nga të paraqiturit, 5 ishin aplikues online nëpërmjet uebfaqes sonë. Më hollësisht flasin tabela dhe grafikët në vazhdim. Regjistrimi vazhdon edhe nesër (10 korrik), ndërkohë që më 11 korrik 2013 shpallen rezultatet.
Konkurs për regjistrim në klasën e dhjetë
U publikua konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë.
Konkursi do të jetë i hapur më 8,9 dhe 10 korrik 2013. Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu” nga ora 08:00 deri 16:00 ose online në uebfaqen zyrtare www.gjimnazi.vishi.website.
Në Gjimnazin “Skënderbeu” do të pranohen gjithsej 288 nxënës në 3 drejtime:
- Gjimnazi i shkencave natyrore, 3 paralele (96 nxënës);
- Gjimnazi i shkencave shoqërore, 4 paralele (128 nxënës);
- Gjimnazi matematikë dhe informatikë, 2 paralele (64 nxënës).
Të tri drejtimet mësimore janë trevjeçare.
Këshilla plotësuese për regjistrim: këtu.
Numri i aplikuesve në ditën e parë në Gjimnazin “Skënderbeu” ka arritur në 75 nxënës. Më hollësisht shih tabelën.
Shënim: të gjithë aplikuesit që nuk do t’i plotësojnë kushtet e konkursit për regjistrim duhet t’i tërheqin dokumentet me të mbaruar të këtij afati të regjistrimit.
Këtu mund të shkarkoni konkursin e plotë.