Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë.Konkursi do të jetë i hapur në datat 18, 19 dhe 22 qershor 2015 prej orës 08:00 deri 16:00.  Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu”.Në Gjimnazin “Skënderbeu” do të pranohen gjithsej 256 nxënës në 2 drejtime:

  • Gjimnazi i shkencave natyrore, 5 paralele (140 nxënës);
  • Gjimnazi i shkencave shoqërore, 4 paralele (112 nxënës);
Këtu mund të shkarkoni konkursin e plotë.

Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Komunës së Kaçanikut ka shpallur sot konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2014/’15.

Konkursi do të jetë i hapur në datat 16, 17 dhe 18 qershor 2014 prej orës 08:00 deri 16:00.  Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu”.

Në Gjimnazin “Skënderbeu” do të pranohen gjithsej 256 nxënës në 3 drejtime:

  • Gjimnazi i shkencave natyrore, 3 paralele (96 nxënës);
  • Gjimnazi i shkencave shoqërore, 3 paralele (96 nxënës);
  • Gjimnazi matematikë dhe informatikë, 2 paralele (64 nxënës).

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në tabelën e shpalljeve të Gjimnazit dhe në uebfaqen zyrtare me datën 19.6.2014.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 20.6.2014.

Shpallja e konkursit plotësues për vendet e lira do të bëhet më datë 22.8.2014.

Këtu mund të shkarkoni konkursin e plotë të shpallur nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës.
[EasyGallery id=’regjistrimi’]