Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10 të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2013/’14.
Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2013/2014, bëhet më datën 22, 23 dhe 26 gusht 2013, në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8.00-16.00. Ndërkohë, në Gjimnazin “Skënderbeu” edhe kësaj here aplikimi mund të bëhet edhe online përmes uebfaqes www.gjimnazi.vishi.website/aplikimi .
Në Gjimnazin “Skënderbeu” për këtë afat kanë mbetur të lira 66 vende: 15 në Shkenca Natyrore, 23 në Matematikë-Informatikë dhe 28 në Shkenca Shoqërore.
Ashtu si në afatin e parë, Komisioni për Regjistrim do të bëjë përpjekjet maksimale për një proces korrekt dhe transparent, duke u shërbyer me program të posaçëm kompjuterik.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen me datën 27.8.2013 në Gjimnazin “Skënderbeu” dhe në uebfaqen zyrtare.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 28.8.2013. Kandidati i cili nuk i plotëson kushtet e konkursit ose që dyshon se Komisioni i Regjistrimit ka bërë shkelje përkitazi me të ka të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve, t’i paraqes ankesë Drejtorisë së Gjimnazit “Skënderbeu”, Drejtorisë Komunale të Arsimit e, në raste të jashtëzakonshme, edhe MASHT-it – Komisionit për Ankesa.
Konkursin e plotë mund ta gjeni në vegëzën http://www.masht-gov.net/advCms/documents/konkursi_plotesues_ne_gj_shqipe_2013_14.pdf