Libri – dhurata më e çmueshme…

Dhurimi i librit është më shumë se sa një akt intelektual. Aq më tepër kur brenda këtij gjesti fisnik njësohen: libri, autori, donatori…
Në Gjimnazin “Skëderbeu”, kështu ishte edhe dje, ku, si rëndom, profesori i nderuar Dr. Gani S. Pllana na solli edhe kontigjentin e radhës të librit Fizika për kl. e XI-të (100 ekzemplarë). E vërteta, interesimet dhe ndihma e Tij për Gjimnazin “Skënderbeu” që moti kanë shumëfishuar miqësinë tonë personale, deri më tani na janë dhuruar qindëra libra nën firmën e tij.
Ndërkaq, donatorë të këtij kontigjenti ishin: Mr. Murat Ajvazi dhe Shkodran (Sharr) Pllana, të cilët nuk kishin dashur të përmendeshin për kaq, por që për ne është akt i çmuar, ndaj u kërkojmë falje që po shkruajmë përkundër modestisë së tyre.
Z. Murat Ajvazi, magjistër i Historisë, gjithashtu na dhuroi edhe disa ekzemplarë të veprave autor i së cilave është vetë ai, si: “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” (edhe kroatisht), “Kryengritjet shqiptare 1909-1910 sipas shtypit kroat” , “Kryengritjet shqiptare (1911-1912) dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë sipas shtypit kroat”, “Çështja shqiptare në shtypin kroat (1881-1912” ; por edhe revistën “Mirëdita” etj.