P1010549

Më 18 maj 2013, maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” festuan Mbrëmjen e Maturës. Fotografisë solemne të gjeneratës iu shtua edhe ky solemnitet tashmë tradicional. Nxënësit maturantë nisën nga Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, duke parakaluar plot hirë përgjatë Bulevardit “Ismail Raka” e deri te stacioni i autobusëve. Aktivitetin e organizoi Drejtoria e Shkollës, përkrahur nga kujdestarët e klasave dhe tërë personeli. Për mbarëvajtjen dhe sigurinë u përkujdes edhe Policia e Kosovës, me një organizim të shkëlqyeshëm.
Për bartjen e nxënësve ofroi shërbimin gratis Ndërmarrja Transportuese “Beka” nga Kaçaniku, gjë që u falënderua nga të gjithë.
Mbrëmja u zhvillua në restaurantin “Beni” në Nikë të Kaçanikut, ku nxënësit gjetën një shërbim solid dhe pa asnjë shqetësim.
Përveç drejtorit të Gjimnazit – z. Ibush Vishi, nxënësit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës z. Besim Ilazi.
Nga mbrëmja e deri në mëngjes, në shërbim argëtues ishte ndërmarrja shërbyese muzikore “Pro-Audio” nga Kaçaniku, bashkë me këngëtarin e mirënjohur Selim Llumnica, i cili manifestoi një repertor muzikor të pasur e të pastër, cilësor e shumë të përzgjedhur, siç i thonë, që nga jugu e në veri.
Mbrëmja o shoqërua edhe me aktivitete të tjera të organizuara e spontane, që e begatuan atmosferën festive.
Vlen të përmendet se gjatë gjithë solemnitetit, të gjithë pjesëmarrësit manifestuan sjellje korrekte dhe shumë dinjitoze.
Drejtoria e Gjimnazit, me këtë rast, për suksesin e shkëlqyeshëm dhe sjelljen shembullore iu ndau mirënjohje 27 nxënësve (nga tre për paralele):

Klasa
Nxënësit
XII-1 Blerina Jaha
Besart Koraqi
Semira Krasniqi
XII-2 Arbërie Burrniku
Ardian Mezini
Mimoza Jakupi
XII-3 Dijetare Bunjaku
Lavdrim Shahini
Beqir Rakoci
XII-4 Besart Shehu
Shpresa Berisha
Shend Vishi
XII-5 Aridon Guri
Emona Guri
Artan Brruti
XII-6 Jetmira Burrniku
Albulena Çallaku
Xhemile Hashani
XII-7 Miranda Osmani
Makfirete Luma
Ermira Zharku
 XII-8 Albana Bela
Elmedinë Bushi
Festina Kasa
 XII-9 Liridon Gabrrica
Mirjeta Sallahu
Nurtene Gavazi

 

Ndërkaq, në mënyrë të veçantë, pos mirënjohjes, për vijimin pa asnjë mungesë gjatë tri viteve të gjimnazit, nxënësit Aridon Guri iu dhurua edhe përmbledhja poetike “Muza e Mëmëdheut” e poetit Agim Vinca.

P1010525     293107_476168419123106_194211147_nMatura     OLYMPUS DIGITAL CAMERA