
Të nderuar mësues, të nderuar prindër, të dashur nxënës,
Në emër të Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut, ju urojmë: gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Ditën, së cilës i dhanë kuptim historik e të tejkohshëm: përpjekja, mundi, sakrifica, flijimet e rëniet heroike për lirinë e Atdheut, për gjuhën e për shkollën shqipe, për dijen e për të drejtën njerëzore!
