Ministri i ASHT, z. Shyqyri Bytyqi, sot vizitoi edhe Gjimnazin “Skënderbeu”

I pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi dhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, z. Zahir Doda, Ministri Bytyqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot zgjodhi ta vizitojë edhe Gjimnazin “Skënderbeu”.
Përveç organeve drejtuese-administrative dhe këshilluese, në takim morën pjesë edhe disa anëtarë nga stafi arsimor i Gjimnazit.
Në frymë mëse konstruktive, u shkëmbyen shumë informacione për vlerat e kësaj vatre edukative-arsimore, ku u identifikuan edhe nevoja e shqetësime të ndryshme, krahas ideve, kaheve të veprimit dhe përkrahjes së ndërsjellë.
Ministri Bytyqi dëshmoi mbështetjen konkrete edhe me projekte infrastrukturore, si fusha e jashtme sportive etj.
Në takim, po ashtu, u kërkua të zëvendësohen edhe ditët e humbura të mësimit, si pasojë e grevës që pati organizuar SBASHK-u, ashtu që mësimi me klasat e X-XI-ta do të vazhdojë për një javë më shumë.