Adrian Agim Krasniqi
01.04.1997 – 27.02.2014
Drejtimi MI – Klasa XI-4
Sot, 27 shkurt 2014, në Gjimnazin “Skënderbeu” u ngrys edhe mëngjesi. Ndërroi jetë papritmas (vdekje e natyrshme) nxënësi Adrian Agim Krasniqi nga Kaçaniku i Vjetër, klasa XI-4, drejtimi Matematikë-Informatikë.
Adriani ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe shembullor në sjellje. U pikëlluam shumë!
Drejtoria e Gjimnazit “Skëndërbeu” iu shpreh ngushllimet më të përzemërta familjes, shokëve të klasës, të gjithë nxënësve, profesorëve dhe miqve të nxënësit Adrian Krasniqi!
Paqe shpirtit të ndritur të Adrianit!