Për festat e fundvitit, nxënësit aktivistë të Gjimnazit “Skënderbeu”, të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, të vetorganizuar e në bashkëpunim me bizneset dhe me komunën kanë organizuar aktivitetin e radhës.
Aktiviteti ka për qëllim sigurimin dhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e familjeve me gjendje modeste materiale, të cilat në komunën tonë nuk janë pak.
Fatmirësisht, edhe në këtë aksion nxënësit dhe profesorët tanë po tregojnë zemërgjerësinë e tyre, duke dhënë ndihma të konsiderueshme, që ky aktivitet të shkojë si më së miri, ndërsa është menduar të zgjasë pesë ditë, nga e hëna deri të premten.
Nxënësit organizues falënderojnë edhe drejtorinë e gjimnazit për përkrahjen, kurse do të mirëpritet ndihma e të gjithëve.
Ndërkaq, një nga nxënëset u shpreh urtësisht se është mirë të fillosh e të mbarosh vitin me buzëqeshje, por edhe më mirë kur atë buzëqeshje ia shkakton edhe dikujt që i mungon!
Andaj, të solidarizohemi për një fundvit e për Vitin e Ri të lumtur!…
Përgatiti: Arlena Krivenjeva (Kryetare e Këshillit të Nxënësve)