NJOFTIM
PËR AFATIN E DYTË TË REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË PËR VITIN SHKOLLOR 2012/’13
Bazuar edhe në rekomandimet e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, njoftojmë:
-Afati i dytë i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2012/’13 do të jetë më 27, 28 dhe 29 gusht 2012, prej orës 08:00 deri ora 16:00. Paraqitja e dokumenteve bëhet në lokalet e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe online në uebfaqen zyrtare www.gjimnazi.vishi.website.
Në Gjimnazin “Skënderbeu” në këtë afat do të pranohen gjithsej edhe 86 nxënës, në 3 drejtime:
- Gjimnazi i shkencave natyrore, 7 nxënës;
- Gjimnazi i shkencave shoqërore, 46 nxënës;
- Gjimnazi matematikë dhe informatikë, 33 nxënës.
Të tri drejtimet janë trevjeçare.
Për kushtet e regjistrimit shih Konkursin e MASHT për afatin e parë (shkarko këtu).