black_ribbon

Sot, më 27 shtator 2015, pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë, ndërroi jetë profesoresha Suzana Zeneli.

Duke shprehur ngushëllime për humbjen e Saj, njoftojmë personelin dhe nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu” se nesër, më 28.09.2015, për hirë të profesoreshës tashmë të ndjerë, Suzana Zeneli, nuk do të mbahet mësim.

Gjithashtu njoftojmë se në Gjimnaz do të mbahet takim komemorativ, më 28.09.2015, ora 11:00. Ftojmë të jenë të pranishëm: personeli i Gjimnazit, udhëheqjet e klasave, përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit dhe familjarë të prof. Suzana Zeneli.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, 28.09.2015, ora 13:00, në varrezat e fshatit Bob.