(Nga e hëna, 27.9.2021)

Të nderuar nxënës dhe personel të Gjimnazit “Skënderbeu”,

Ju rikonfirmojmë se nga e hëna – 27.9.2021, mësimin do ta fillojmë me prani fizike në shkollë.

Gjatë gjithë kësaj kohe të kaluar pa praninë e nxënësve, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme përgatitore: organizuese, teknike e higjieniko-sanitare në mjedisin shkollor.

Ju lusim dhe kërkojmë që të gjithë së bashku t’i zbatojmë me përpikëri edhe masat e tjera mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19, si:

– pastërtia e vazhdueshme dhe kujdesi për tërë ambientin shkollor, dezinfektimi, bartja e maskave, ruajtja e distancës fizike, por edhe vazhdimi i vaksinimit për moshën e rekomanduar, testimi mjekësor etj.,

– kujdesi i veçantë jo vetëm për distancën gjatë shërbimit të ushqimit,

– njoftimi me kohë e sa më parë për rastet eventuale të infeksionit me Covid-19, personalisht a në familje etj.,

– respektimi i orarit mësimor – vajtje-ardhja me kohë etj.

KUJDES I VEÇANTË, SIDOMOS PËR NXËNËSIT:

– Bazuar në raportet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, varianti DELTA I CORONAVIRUSIT aktualisht është më dominues, i cili përbën rrezik potencial aq më kritik për të rinjtë. Prandaj, është më se e domosdoshme që masat mbrojtëse të mos neglizhohen – shpërfillen nga askush!

Shëndet dhe suksese së bashku!

Shtesë: RENDITJA E KLASAVE-PARALELEVE NË NDËRRIME