Njoftohen maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” se (si edhe ata të Shkollës Profesionale), me vendim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, për Mbrëmjen e Maturës 2015/’16 nuk do të ketë defilim të organizuar përgjatë Bulevardit të Qytetit.

Prandaj, Drejtoria e Gjimnazit porosit të gjithë nxënësit maturantë që, në kohën e caktuar më parë, të vijnë brenda në Gjimnaz, për tu koordinuar me kujdestrët e klasave dhe Drejtorinë për vajtje në Mbrëmjen Festive të Maturës.

Me lutje për mirëkuptim dhe për kujdes: nxënsve maturantë, prindërve të tyre, si edhe qytetarëve kureshtarë për rrjedhën e përgjithshme, por edhe për rregullin dhe ambientin shkollor!

Drejtori i Gjimnazit,
z. Ibush Vishi