Nxënës dhe ju prindër të nderuar, ju njoftojmë se konkursi plotësues për regjistrim në klasat e 10-ta për vitin shkollor 2013/’14 do të publikohet më 22.8.2013. Jemi të njoftuar se konkursi do të publikohet  në web faqen e MASHT, më 22 gusht 2013, ndërsa do të jetë i hapur 3 ditë, më 22, 23 dhe 26 gusht 2013. Ndërsa të gjithë ata nxënës të cilët nuk janë regjistruar, e të cilët nuk i kanë tërhequr dokumentat që nga afati i parë, porositen që me qëllim aplikimi në drejtime të tjera t’i tëreheqin ato para këtij afati.
Aplikimi në drejtimet e Gjimnazit “Skënderbeu” do të mund të bëhet drejtpërdrejt dhe online.