Njoftojmë se numri i kërkuar i nxënësve sipas Konkursit të datës 14.08.2020, të publikuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, nuk është plotësuar. Prandaj, Drejtoria e Gjimnazit, në koordinim me DAK, ka vendosur që afati i paraqitjes, i regjistrimit, të vazhdojë deri të premten – 28.8.2020.
Vërejtje: Kandidatët që kanë aplikuar një herë në këtë afat, nuk kanë të drejtë ri-aplikimi!