Me Aktvendimin Nr. 570 të 9.10.2012 të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik, për shkak të thyerjes së Kodit të Mirësjelljes, përkatësisht rrahjes me lëndime fizike, u morën masa disiplinore ndaj gjashtë nxënësve:

I. Masa: HUMBJE E STATUSIT TË NXËNËSIT TË RREGULLT NGA GJIMNAZI “SKËNDERBEU” NË KAÇANIK, PËR 1 (NJË) VIT SHKOLLOR, IU SHQIPTUA NXËNËSVE:
1. Bujar Raka-Klasa XII-5, Drejtimi Matematikë-Informatikë, 2. Mërgim Muhaxheri-Klasa XII-5, Drejtimi Matematikë-Informatikë, 3. Ardit Begunca-Klasa-XII-6, Drejtimi Shkenca Shoqërore;

II. Masa: PARAPËRJASHTIM NGA GJIMNAZI “SKËNDERBEU” NË KAÇANIK IU SHQIPTUA NXËNËSVE:
1. Hysen Troni-Klasa XI-2, Drejtimi Shkenca Natyrore, 2. Armend Kurtaj-Klasa X-6, Drejtimi Shkenca Soqërore, 3. Besiana Kurtaj-Klasa XI-1 , Drejtimi Shkenca Natyrore.

Këta nxënës, brenda hapësirës shkollore-në oborr, kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, duke ushtruar dhunë të organizuar, me pasoja të dukshme fizike, ose janë bërë pjesë e shkaktimit të dhunës.
Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu”, për këto masa disiplinore, duke u bazuar në të gjitha normat ligjore dhe rregullative, për shqiptimin e këtyre masave, pati për bazë të gjitha të dhënat raportuese dhe deklaratat e vetë nxënësve në trajtim e të atyre dëshmitarë, informacionet e prindërve dhe informacione të tjera plotësuese.